Boris Johnson, akuza se i ka dhënë një mikeshe fonde publike

23.09.2019 14:47:01

Boris Johnson ka refuzuar vazhdimisht të komentojë mbi pretendimet se ka pasur lidhje të ngushta personale me një grua amerikane, e cila përfitoi mijëra paund për financim të biznesit në kohën kur ai ishte kryetar bashkie i Londrës.

Kryeministri, i pyetur nga reporterët në avion gjatë rrugës për në asamblenë e përgjithshme të OKB në Nju Jork, nuk pranoi t`i përgjigjej gjashtë pyetjeve mbi marrëdhëniet e tij me sipërmarrësen amerikane në fushën e teknologjisë, Jennifer Arcuri. Sipas “Sunday Times”, një kompani e drejtuar nga Arcuri pati akses në fondet publike për të ndihmuar biznesin e saj, si dhe për udhëtime pune, dhe ne mjaft raste, kjo ka ndodhur pas ndërhyrjes së kryebashkiakut.

Gazeta raportoi gjithashtu se Johnson ishte asokohe një  vizitor i rregullt në apartamentin lindor të Arcuri në Londër, dhe se ajo e përshkruante si “një prej miqve të vet më të mire”. Raporti thotë se kompania më e fundit e Arcurit fitoi një grant qeveritar prej 100,000 paundësh për aftësi kibernetike, që ishte destinuar për asistencën e firmave britanike, dhe kjo pavarësisht faktit që gruaja është kthyer dhe jeton në SHBA