Borussia Monchengladbach nderon Granit Xhakën

20.12.2016 23:22:09

Skuadra gjermane, Borussia Monchengladbach ka nderuar futbollistin zviceran me origjinë shqiptare, Granit Xhaka.

Granit Xhaka këtë sezon u largua nga skuadra gjermane për t’u transferuar në futbollin anglez, përkatësisht në Arsenal.

Drejtuesit e klubit gjerman kanë vendosur të nderojnë ish kapitenin e tyre, për kontributin e tij që e kishte dhënë gjatë pesë viteve sa ishte pjesë e tyre.

Graniti për Monchengladbach ishte paraqitur në 140 ndeshje duke shënuar nëntë gola.