Boshkoski organizon mbledhjen e parë qendrore të partisë së tij, pas daljes nga burgu (Video)

16.10.2016 14:22:08

Partia ”Të bashkuar për Maqedoninë” e mbanë mbledhjen e parë qendrore pas daljes nga burgu të liderit të saj, Ljube Boshkoski.

Në sallë u mblodhën përfaqësues të 60 degëve komunale të kësëaj partie, të cilët e pritën Boshkoskin me ovacione e duartrokitje.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Rade Millososki porpositi se partia i ka ruajtur të gjithë degë, përskaj shumë trysnive. Ai paralajmëroi se lufta vazhdon, aty ku u ndërpre, para pesë vitesh.