Bota e sportit uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës

17.02.2021 15:32:52

Republika e Kosovës sot (17 shkurt 2021) shënon 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Emra të njohur nga bota e sportit dhe federatat i kanë shfrytëzuar profilet e tyre në rrjetet sociale për të uruar për këtë ditë të rëndësishme në historinë e vendit tonë.

Më 17 shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Në një mbledhje ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Shpallja e Pavarësisë ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për kombin shqiptar dhe qytetarët e Kosovës, të cilët për vite me radhë vuajtën pasojat e dhunës deri në gjenocid dhe spastrimit etnik nga regjimi serb.