…. “Bota edhe pa ne do te ekzistoje, por nuk do te jene ditet tona, ora minute e jona…”!!!

25.08.2020 15:51:52

Nga: Pirro Minella

 

….Xhelozia kishte hyre si “dreqi” mes tyre. Cdo dite ua gryente ndjenjen dhe shpirtin. Pas dy minutave biseda te kendshme, do te kishte ngacmime. Nuk po fuksiononte me ajo lidhje dikur aq e shenjte dhe e bukur. U ngrit ne kembe dhe doli pa bere zhurme, prapa la Ate, aty ne dhome. “Do te ike e dashur me nxtim diku larg, ku te mos kem asnje shenje tende, nuk po duroj dot tere keto “xhelozira” te vogla. Por te lutem mos me mbaj ato “inatet ” e kota, as “meri” mos me mbaj. E di qe ke dale ne dritare dhe po shikon e heshtur si bej ne cdo moment nje hap larg teje dhe largesia shtohet edhe nje hap. Mos u perlot ne keto momente se nuk kane rendesi, as me doren tende qe dridhet nuk e dua pershendetjen e fundit. E ndjej shikimin tend prapa, nuk e kthej koken por edhe per ty lutem mos me shiko fare, ik, mbylle fort mos te te vjne hapat e mia qe degjohen poshte dritares tende. Ngadalesoi hapat se degjoi ne vesh sikur e thirri ajo. Kthehu koken instiktivisht, asnje levizje, nuk e tha ate fjale qe ta ndalonte dhe te kthehej me vrap tek ajo dhe ta perqafonte. Po ikte me dileme ngrehur si mur i larte mes tyre. Iku Ajo ne dritare e percolli me lot ne sy, qe nuk pushonin. E la te shkonte, mendoi se botes i erdhi fundi nuk mendonte kurre nje ndarje te tille te heshtur. Lart edhe dielli e humbi shkelqimin e vet nuk po e ngrohte dot si me pare. Cdo gje e kishte menduar por qe te humbte ate, nuk po e duronte dot. Nuk donte ta humbte ate, se ai nuk morri shpirtin e tij binjak, qe e la aty ne shpirtin e saj. Jete e mbushur plot me deshira, ju lut ne heshtje te linte mllefin menjane dhe te kthehej perseri tek ajo, me ze shpirti bertiti : “Une e dua sa kam jeten time, dashurine per te, qetesohu sot. Po neser kur te bindesh se nuk me do me , mund te ikesh pergjithmone pa kthim prapa. Por te lutem sot jo mos thuaj asgje vetem kthehu tek une. Neser kur te jesh i qete do te llogjikosh se nuk e ke me mllefin e djeshem dhe me gjakftohte mund te vendosesh ne qoftese nuk do me duash , atehere edhe une me plot goje do te te them “Po, mund te shkosh..”