Botërori 2019, Shqipëria e Kosova në një grup!

19.01.2017 16:57:00

Herët a vonë do të ndodhte, Shqipëria dhe Kosova në të njëjtin grup në eleminatoret e një kompeticioni madhor futbollistik. Hera e parë absolute vjen nga futbolli i femrave, me shortin e paraeleminatoreve Europiane për Botërorin e vitit 2019 në Francë. Goglat e hedhura në Nyon për ndarjen e katër grupeve paraprake me nga 4 skuadra sanksionuan se hera e parë absolute, përballja e parë zyrtare e dy përfaqësueseve të të njëjtit komb do të ndodhë në këto eleminatore me Shqipërinë dhe Kosovën që ndodhen në grupin 2, bashkë me Greqinë dhe Maltën, Mjaft interesanty është fakti se përballja e parë do të zhvillohet në Shqipëri një ndër vendet ku organizohen miniturnetë për secilin nga 4 grupet paraprake nga data 11 deri në 16 prill ku fituesja e cdo grupi si dhe e dyta më e mirë e të katërta grupevbe do të mund të vazhdojë më tej eleminatoret ku në raundin pasardhës do të bashkohen edhe 30 skuadrat që renditen të parat në klasifikimin europian . Për përfaqësuesen e femrave të Kosovës bëhet fjalë për debutimin e saj të parë në një kompeticion madhor. Vlen të kujtohet gjithashtu se në Botëror do të jenë vetëm 9 skuadra nga Europa, ku një vend është siguruar nga Franca që është kualifikuar automatikisht si vendi mikpritës i kompeticionit.

Shqipëria dhe Kosova u përballën në një miqësore me rastin e 8 vjetorit të pavarësisë së Kosovës vitin e kaluar në Elbasan Arena ku përfaqësuesja Kosovare fitoi me rezultatin 1-3.