Botërori, Japonia gjunjëzon Kolumbinë

19.06.2018 17:44:32

Japonia ka mundur në mënyrë surprizë Kolumbinë në ditën e 6 të Kupës së Botës, ndeshje e vlefshme për Grupin G.

Pjesë e parë është mbyllur në barazim 1-1, në një  45 minutësh që pa një Kolumbi më sulmuese, pavarësisht mbetjes me 10 lojtarë, pas largimit me karton të kuq të Sanchez që në minutën e 3-të. Në atë rast mbrojtësi shkaktoi dhe një penallti që u shndërrua në gol nga Shinji Kagaëa.

Megjithatë Kuintero ka barazuar rezultatin 1-1 në minutën e 39-të. Megjithëse me dhjetë lojtarë, amerikanolatinët kanë tentuar disa herë të kalojnë në epërsi, por në gjatë një goditjeje këndi, aziatikët kanë dyfishuar rezultatin falë goditjes me kokë të Osakos në minutën e 73-të.

Në minutat e mbetura, skuadra e Pekreman pati disa raste për të barazuar me James dhe Kuadrado, por mbrojtja japoneze ishte në lartësinë e duhur.