Bottas: Dua të fitoj garën e parë në Formula 1 me Mercedes

03.03.2017 13:15:19

Valtteri Bottas ka mbetur i kënaqur nga testet e zhvilluara për 4 ditë me radhë në pistën spanjolle te Montmelo, teksa provoi për herë të parë makinën kampione të Mercedes. “Në përgjithësi, ishin 4 ditë positive për Mercedes. Si skuadër, bëmë maksimumin për të mësuar sa më shumë dhe kuptuar të rejat e makinës tonë. Me pistën e lagur morëm shumë të dhëna rë rëndësishme, sidomos për gomat, në prag të garës së parë sezonale, në Melburn”, u shpreh piloti finlandez, që këtë sezon zuri vendin e Nico Rosberg te makina gjermane.“Dua të fitoj patjetër disa gara, ky është objektivi im, ndaj dhe erdha këtu. Nuk kam asnjë presion. Formula 1 është e vështirë, asnjëherë nuk i dihet një gare, se si përfundon ajo. Mercedes është një ekip fitues dhe këtë gjë e ka treguar vitet e fundit dhe shpresoj që edhe unë të jem pjesë e këtij ekipi fitues. Unë jam i uritur për fitore”, tha Bottas, që nuk ka fituar asnjë garë në karrierën e tij në Formula 1.