Brazil, gjendet i vdekur ambasadori Kyriakos Amiridis

30.12.2016 10:57:16

Një trup i pajetë i gjetur brenda një makine të djegur në Rio De Zhaniero, besohet se është i ambasadorit grek.

Mediat e huaja raportojnë se Kyriakos Amiridis u zhduk në mënyrë misterioze pa lënë gjurmë. Ministria e Jashtme greke konfirmon se trupi është i përfaqësuesit diplomatik i cili rezultonte i zhdukur prej disa ditësh. Dyshohet se ai është marrë peng dhe është ekzekutuar prej pengmarrësve, të cilët mund t’i kenë vënë flakën makinës.

Herën e fundit ai kishte qenë pranë të afërme të gruas së tij dhe pas asaj dite nuk u pa më. Gruaja e 59-vjeçarit ka raportuar që të mërkurën për zhdukjen e tij. Mediat e huaja kanë publikuar edhe fotot e makinës së djegur.

8bf80f8e86044cceb00aa639ed98fc93_18