Brazil, ish-presidenti Lula merret në pyetje për 5 orë në gjykatë

11.05.2017 09:47:35

Për pesë orë, Luiz Injacio Lula da Silva, u është përgjigjur pyetjeve të gjykatësit federal Sergio Moro, njeriu-simbol i hetimit për “Dua të pastra”. Por ish-presidenti brazilian është mbrojtur nga akuzat për korrupsion.

Gjatë hetimeve, të zhvilluara në një gjykatë në Kuritiba, objektivi i Moros ka qenë ai për të verifikuar nëse ish-shefi i shtetit ka në pronësi një pronë luksoze na Garuja, në brigjet e Sao Paolos, ky dyshohet se mund ta ketë ndërtuar përmes ryshfetit në kohën kur ka qenë në pushtet.