Brazil, urdhërohet lirimin nga burgu i ish-presidentit Lula

08.07.2018 18:57:20

Një gjykatë braziliane ka urdhëruar lirimin nga burgu të ish-presidentit Luiz Inácio Lula da Silva, i cili po shlyen një dënim të dhënë për 12 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash. Skuadratr e avokatëve të Lulas, kishte kërkuar lirimin e tij në pritje që të ekzaminohej apeli. Lula, i cili pavarësisht arrestimit është në krye të sondazheve të zgjedhjeve presidenciale braziliane me 30% të mbështetjes në favor të tij, ka njoftuar vendimin për pjesëmarrjen e tij në zgjedhjet e 7 tetorit në vend.