Brazili regjistron 290 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

11.10.2020 23:52:48

Brazili ka regjistruar 5.094.982 raste me koronavirus që nga fillimi i pandemisë dhe 150.488 të vdekur.

Brazili ka regjistruar 290 të vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa po ashtu janë regjistruar 12.345 të infektuar të rinj me koronavirus, njofton Ministria e Shëndetësisë e Brazilit, raporton agjencia Reuters.

Brazili ka regjistruar 5.094.982 raste me koronavirus që nga fillimi i pandemisë dhe 150.488 të vdekur.