Brazili, vetëm 50 tifozët presin ekipin në aeroport!

08.07.2018 18:19:30

Vetëm 50 tifozë kanë pritur Brazilin në aeroportin e Rio de Janeiro, dy ditë pas rikthimit në atdhe pas eliminimit në çerekfinalet e Kupës së Botës 2018.

Fluturimi nga Shën Petërsburg drejt Brazilit, me një pushim në Madrid, atje ku zbritën disa nga futbollistët që luajnë në Europë, nisi që në mëngjes dhe u mbyll në mbrëmje.

Nga shtatë futbollistët që kishin mbetur në bordin e avionit, vetëm Douglas Costa dhe Philippe Coutinho ndalur të takonin tifozët duke firmosur autografe.

Edhe pse tifozët ishin të paktë në numër, nuk kishin fund koret “Brazil, Brazil!”. Edhe trajneri Tite, që do të vendosë në ditët e ardhshme nëse do të qëndrojë apo jo në stol, është pritur me ngrohtësi, duartrokitje dhe ovacione.