Brenda 24 orëve të fundit konfirmohen 299 raste të reja me COVID-19 në Serbi, humbin jetën 13 persona

07.07.2020 14:45:07

Sipas të dhënave më të fundit të ministrisë së Shëndetësisë në Serbi, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 299 raste të reja me COVID-19, si dhe 13 tjerë që kanë humbur jetën si pasojë e infeksionit me coronavirus.

Këto shifra po konsiderohet si më të lartat që nga fillimi i epidemisë në këtë shtet.

Zyrtarë shëndetësorë kanë bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 8.287 persona, kurse numrimi përgjithshëm deri më tani ka shkuar në 455.604.

Në Serbi deri më tani janë regjistruar 16.719 persona të prekur me COVID-19, si dhe 330 tjerë që kanë humbur betejën me këtë sëmundje vdekjeprurëse.

Aktualisht në Serbi janë 2.942 raste aktive, në respirator gjenden 110 pacientë, kurse përqindja e vdekshmërisë është 1.97 për qind.