Brenda klanit më jetëgjatë dhe misterioz në botë (Foto)

03.01.2017 20:16:53

Këto foto tregojnë jetën e një prej klaneve me jetëgjatë dhe misterioz në botë: Ku Kluks Klan.

Fotografi Anthony Karen shpenzoi 11 vjet duke fotografuar ata dhe ka sjellë këto foto.

Dasmë e çuditshme, rekrutim fëmijësh dhe rite të pazakonta. ai ka treguar jetën e KKK përmes fotove.

Si u krijua KKK?

KKK u krijua fillimisht në vitin 1866 në Tennessee nga ish-pjesëtarët e Ushtrisë së Konfederatës. Dy fjalët e para të emrin erdhën nga fjala greke “Kuklos”, që domethënë grup.

Ata e nisën si një shoqatë sekrete dhe më vonë adoptuan “stilin” e fshehjes së identitetit përmes maskave tipike. Ata nisën të dalin natën dhe të sulmojnë afro-amerikanët.

Grupi thuajse u zhduk pas përpjekjeve të qeverisë para Luftës së Parë Botërore, por pas saj u ringjall duke shkuar në 4 milionë anëtarë, transmeton tema.

Dhuna, përdhunimet dhe linqimet e personave me ngjyrë rritën emrin e grupit famëkeq.

“Ku Kluks Klan u shpërbë zyrtarisht në vitin 1944 kur qeveria federale u vendosi taksa më shumë se 600 mijë dollarë. Ata  nuk u cilësuan më një organizatë e mirëfilltë dhe kështu filluan të dilnin grupe të KKK-së në mbarë vendin, që ishin të pavarur nga njëri-tjetri”, thotë fotografi Anthony Karen.