Brenda një viti në Kosovë u braktisën 40 fëmijë

18.08.2016 17:43:37

Nuk e patën fatin që të rritën si fëmijët e tjerë në gjirin familjar. U braktisën posa u sollën në jetë.

Vetëm për një vit 40 fëmijë u braktisën nga nënat e tyre në të gjithë terrorin e Kosovës.

Më numrin më të madh të foshnjave të braktisura prinë qyteti i Gjilanit dhe Prishtinës, qytete këto në të cilat prindërit fëmijët e tyre i kanë lënë nën mëshirën e fatit. Nga nga 10 fëmijë janë braktisur në këto dy qytete.

Në Prizren janë braktisur 6, numër të njëjtë ka edhe Gjakova.

Ndërkohë që në Mitrovicë e Ferizaj janë braktisur nga 4 fëmijë.

E në bazë të statistikave të paraqitura në ASK, qyteti i Pejës del të jetë qyteti I vetëm në Kosovë në të cilin nuk është braktisur asnjë fëmijë.