Brescia/ Aksident dramatik/ Vdesin dy vajza, “Opeli”përplaset me “Audin” e shqiptarëve

30.05.2020 19:21:10

Dy vajza të moshës 20 dhe 21 vjeç, Claudia Marioli dhe Giulia Vangelisti humbën jetën në një aksident rrugor gjatë natës së kaluar në autostradën 42 që lidh Esinen me Darfo Boario Terme në Brescia.

Të dy viktimat ishin së bashku në një “Opel Corsa” dhe po udhëtonin drejt jugut, kur për arsye ende të paqarta u përplasën me një “Audi” me pesë persona në bord që po udhëtonte në drejtim të kundërt, të cilët gjithashtu mbetën të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Për nxjerrjen e tyre nga makina u desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës. Në mjetin “Audi” ishin pesë punëtorë shqiptarë që sapo kishin përfunduar turnin e tyre dhe po ktheheshin në shtëpi.

Katër prej tyre mësohet se janë të moshës midis 30 dhe 40 vjeç.  Policia e Brescia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

bardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.