BREXIT: A e ka tradhtuar Theresa May – David Cameron-in?

26.09.2016 10:38:54

Një libër i drejtorit të Komunikimeve në zyrën e ish-kryeministrit britanik, David Cameron, dëshmon për prapaskenat në korridoret e politikës britanike dhe në zyrën e kryeministrit gjatë fushatës për referendumin e “Brexit”-it.

Sipas Sir Craig Oliver, ndihmësi i Cameron shkruan se bosi i tij (kryeministri) “u ndie i lënë keqazi në baltë” nga ish-ministrja e tij e Brendshme, Theresa May, kryeministrja aktuale e Britanisë.

Në libër thuhet se, May e la në baltë në 13 raste Cameronin gjatë fushatës së “Brexit”-it, ndërkohë që ajo konsiderohej sipas tij, si një “agjente e armikut”, apo “nëndetësja May”.

Në libër, përcjell TCH, ndihmësi i Cameron shkruan se Boris Johnson, ish-kyetari i Bashkisë së Londrës, aktualisht ministër i Jashtëm britanik, besonte se fushata për largimin e Britanisë nga BE-ja do të pësonte një humbje katastrofike. Deri në minutën e fundit, Johnson ka qenë i dyzuar se cilin kamp të mbështeste, derisa doli në favor të largimit.

As zyra e kryeministres dhe as ministri i Jashtëm nuk kanë komentuar ende për këto pretendime prapaskenash, nga një njeri mjaft i afërt i ish-kryeministrit Cameron.

Libri i titulluar “Dalja nga zinxhirët e demonëve – Historia nga brenda e Brexit” po botohet çdo ditë nga tabloidi i madh britanik “Daily Mail”.

Në libër zbulohet se, për një periudhë të shkurtër pas rezultatit, Cameron e shqyrtoi mundësinë e vazhdimit të detyrës, por vendosi të japë dorëheqjen, pasi kishte frikë se po përgatitej për thertoren politike, nëse do të vazhdonte të qëndronte kryeministër pas humbjes së referendumit.