Brexit, Messi e Neymar rrezikojnë finalen e Championsit

28.02.2017 19:32:22

Lionel Messi dhe Neymar mund të rrezikojnë aktivizimin në finalen e Champions Leagues nëse Barcelona siguron një vend në fialen e Cardifit. Nuk është një lajm që krijohet thjesht për të fituar audiencë, por një mundësi reale nëse analizon pasojat e Brexit. Alarmin e jep presidenti i UEFA-s Aleksnader Ceferin, i cili i referohet një precendenti me futbollistin e PSG Aurier, për të ilustruar ndikimin e drejtpërdrejtë të zhvillimeve të mëdha politike në botën e futbollit. Duke qenë se në referendumin e zhvilluar në muajin qershor në Britaninë e madhe fitoi dalja e nga Bashkimi Europian, atëherë edhe lëvizja drejt ishullit nuk mund të jetë më e lirë si më parë.

Serge Aurier nuk u lejua të hynte në Angli për ndeshjen mes Arsenalit dhe PSG më 23 nëntor të 2016-ës, pasi mbrojtësi i parizienëve kishte një gjyq të hapur në Francë për shkak të një sulmi fizik ndaj forcave të rendit në një diskotekë.

Nëse ruhet i njëjti standard edhe për Neymar dhe Messin, të cilët kanë gjyqe të hapura në Spanjë për evazion fiskal, atëherë ata nuk do të mund të udhëtojnë drejt kryeqendrës së Uellsit Cardif, për finalen e Championsit, sigurisht nëse Barcelona bën mrekullinë dhe kualifikohet.

Slloveni Ceferin theksoi gjithashtu se vendimet e presidentit Donald Trump, për të mos lejuar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të njerëzve nga vendet muslimane nuk e ndihmojnë kandidaturën e Amerikës për organizimin e Kupës së Botës në Vitin 2026. Nëse nuk u lejohet hyrja në Amerikë futbollistë, gazetarëve apo tifozëve thjesht pse vijnë nga vende muslimane, atëherë nuk ka kuptim që Botërori të zhvillohet në Shtete e Bashkuara të Amerikës.