Brindisi/ Italianët kontroll “blic” autobusëve shqiptarë, 12 mijë euro gjoba

31.05.2019 15:00:16

Një kontroll ‘blic’ i autobusëve të ardhur nga Durrësi në Brindisi, ka nxjerrë në dukje mosrespektimin e detyrimeve nga ana e mjeteve që shkojnë drejt Italisë nga Shqipëria.

Autoritetet kanë gjobitur në total me 12.500 euro disa autobusë që vinin nga Shqipëria, pasi kishin kryer një sërë shkeljesh.

Sipas BrindisiReport, ata transportonin mallra pa autorizimin përkatës për shërbimin e rregullt ndërkombëtar dhe disa të tjerë nuk kishin ndjekur destinacionin e përcaktuar.

Kontrolli u krye të hënën 27 maj, në kuadër të verifikimit të sigurisë së transportit rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve