Britani/ 113 të vdekur në një ditë nga koronavirusi

26.03.2020 20:09:54

Në Britaninë e Madhe humbën jetën brenda 24 orëve 113 persona, ndërsa numri total i viktimave ka shkuar në 578. Zyrtarët lajmëruan se 2100 persona të tjerë janë infektuar, ndërsa numri total i britanikëve të sëmurë shkon në 12 mijë.

Po frika e specialistëve është se numri i të infektuarve është shumë më i madh, se sa të dhënat zyrtare.

Sipas shkencëtarëve anglezë, për çdo të vdekur ka 1 mijë të infektuar dhe numri i vërtetë i të sëmurëve me koronavirus është 600 mijë në ishull.

Nisur nga situata që përkeqësohet, edhe masat e policisë janë bërë më të ashpra për të detyruar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi.