Britani, edhe 3 të arrestuar për sulmin në Mançester

24.05.2017 18:23:06

Policia britanike ka arrestuar edhe tre persona të dyshuar për lidhje me sulmuesin vetëvrasës që vrau 22 vetë në qytetin Mançester.

Policia në këtë qytet ka njoftuar se të dyshuarit janë arrestuar sot në pjesën jugore të qytetit, por nuk ka dhënë më tepër detaje.

Dje, policia e ka arrestuar një person 23-vjeçar dhe tha se sulmuesi vetëvrasës, 22-vjeçari Salman Abedi, ishte vrarë gjatë sulmit të pardjeshëm.