Britani: Protesta në mbrojtje të personave me ngjyrë

05.08.2016 15:32:00

Aktivistët që kanë lidhje me grupin e Shteteve të Bashkuara “Black Lives Matter”, kanë bllokuar një rrugë të premten që çon tek aeroporti, dhe kanë mbajtur protesta edhe në qytete tjera të Britanisë.

Organizatori Joshua Virasami, i tha BBC-së se lëvizja që u themelua në mbrojtje të jetëve të personave me ngjyrë, pas vrasjeve të tyre në Amerikë, duhet të zgjerohet edhe në Britani dhe vende të tjera të botës.

Kjo lëvizje tha në një deklaratë se po i bllkon rrugët e Londrës në shenjë proteste dhe përkujtimi ndaj viktimave që humbën jetën në Amerikë, si dhe ndaj dhunës racore nga policia.

Policia e Londrës deklaroi se janë arrestuar 10 njerëz në këtë tentim të bllokimit të rrugëve,

Në protestat tjera në Britani, një grup i protestuesve në qytetin e Notinghamit ka penguar transportin publik duke u shtrirë në rrugë.

Protestuesit thanë se po shënojnë 5 vjetorin e vdekjes së Mark Duggan, 29 vjeçari me ngjyrë që u vra në Londër nga policia më 4 gusht, 2011.