Britania dhe BE-ja dështojnë në marrëveshjen e negociatave për Brexit

04.12.2017 17:45:46
Britania nuk ia ka dalë të arrije një marrëveshje me Bashkimin Evropian për të kaluar në fazën e ardhshme të negociatave për Brexit.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministrja britanike Theresa May e cila ka thënë që është arritur progres, megjithatë ka dallime në disa çështje.

Ajo ka shtuar që bisedimet do të fillojnë në fund të javës dhe beson që do të rezultojnë pozitive.

Qëllimi i May është që të finalizohet marrëveshja para samitit, brenda dhjetë ditëve.