Britania e Madhe raporton 17 të vdekur dhe 5693 raste të reja me coronavirus

27.09.2020 20:01:48

Në Mbretërinë e Bashkuar, 5,693 raste të coronavirusit janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Kjo është një rënie e lehtë krahasuar me dje, kur u regjistruan 6,042 pacientë të rinj, sipas agjencisë reuters.

Që nga raportimi i fundit, 17 persona të tjerë kanë vdekur si rezultat i infeksionit COVID-19.

Në Britani, e cila, sipas faqes në internet të Worldometer, renditet e katërmbëdhjetë në botë për nga numri i të infektuarve, gjithsej 434,969 njerëz janë infektuar me coronavirus dhe pothuajse 42,000 kanë vdekur.

Ndryshe, Britania e Madhe tashmë ka marrë masa më të rrepta rreth pandemisë pas rritjes së numrave të të infektuarve.