Britanikët mblidhen sot, për të kundërshtuar largimin nga Bashkimi Evropian

03.09.2016 11:21:51

Një numër i qytetarëve kanë planifikuar të mblidhen sot për të kundërshtuar daljen e Britanisë nga BE-ja.

Ky numër i qytetarëve kërkojnë ndalim të procesit të tërheqjes dhe vazhdimin e lidhjeve të ngushta kulturor edhe ekonomike me Evropën.

Sipas AP, kundërshtarët e të ashtuquajturës ‘Bregzit’ duan më shumë që qeveria të konsultohet me opinionin e gjerë publik para fillimit të bisedimeve që pritet të zgjasin.

Mbledhja e qytetarëve është planifikuar të bëhet në Londër, Edinburgh, Birmingham dhe qytete të tjera.

 

Ndërsa pjesë e kësaj proteste thuhet se do të jenë edhe politikën dhe fytyra të tjera publike në Britani, transmeton Indeksonline.

Në një takim të kabinetit gjatë kësaj jave, zyrtarët britanike kanë theksuar rëndësinë e kontrollit të migrimit nga Evropa, si pjesë kyçe e bisedimeve të pritshme me udhëheqësit evropian rreth lënies së Evropës nga Britania.