Britaniku i UÇK-së: Fuck You France!

07.01.2017 19:55:36

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, britaniku Jon Harrison, përmes profilit të tij në Facebook ka reaguar ndaj arrestimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nga autoritetet e Francës.

Në postimin e tij ai i quan francëzët majmunë djathëngrënës që lehtë dorëzohen në beteja.

Pavarësisht nga pikëpamjet politike

Pavarësisht nga këndvështrimet

Ramush Haradinaj ka shërbyer në uniformë dhe – për aq sa unë jam i vetëdijshëm – me nder, për çka e ka respektin tim

Pra, unë i kam nja tri fjalë të shkurta për t’ia përcjellë Francës, majmunëve djathëngrënës lehtë të dorëzueshëm të Evropës që flamur të betejave e kanë veç të bardhën e pastër për t’ju kursyer atyre kohë – kur është fjala te dorëzimi dhe ndryshimi i anëve.

Tri fjalë të shkurta për të përcjell mendimet dhe ndjenjat e mia për këtë arrestim të paligjshëm të këtij heroi të luftës të Kosovës

Tri fjalët e mia të shkurta janë: Pirdhu Francë (Fuck You France)”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.