Brukseli ia ribëri të qartë Mustafës, pa kaluar demarkacioni s’ka liberalizim të vizave

29.04.2017 14:26:37

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë gjatë qëndrimit që ka pasur këto ditë në Bruksel, zyrtarët më të lartë atje i kanë thënë se demarkacioni është kushti që duhet përmbushur që të bëhet liberalizimi i vizave.

Mustafa i pyetur në lidhje me paralajmërimin që kishte bërë para se të shkojë në Bruksel se do liberalizim vizash me kusht që demarkacioni të kryhet në një periudhë prej dy vjetësh tha se kjo kërkesë parashtrohet sa herë takohet me zyrtarë të lartë të BE-së por se ajo është procedurale.

Mustafa dje pasdite është kthyer në Brukseli, pas një vizite që ka pasur atje.

Kurse këto deklarata ai i ka bërë gjatë përurimit të një rruge në komunën e Dragashit.

Rruga e gjatë një kilometër e 400 metra lidh Kosovën me Shqipërinë, konkretisht fshatin Glloboqicë me fshatin Borje.

Në këtë përurim kanë marrë pjesë edhe ministrat Avdullah Hoti dhe Lutfi Zharku.