Buffon: Neuer është ‘madhështor’

19.03.2017 22:17:55

Në një intervistë të fundit për revistën “Kicker”, Buffon u shpreh shumë entuziast për portierin e Bayern-it. “Grandissimo, thjesht madhështor, fizikisht shumë i fortë dhe i sigurt në vetvete.

U jep shokëve të skuadrës qetësi me rrezatimin që e karakterizon, është i fortë me topin në këmbë dhe bën pritje të pamundura.

Ai po përcakton një epokë dhe në kategorinë e portierëve modernë është standardi i gjithçkaje”, – tha kapiteni i Juventusit.