Bujar Dugolli: Liderët duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët për demarkacionin

08.03.2018 00:00:44

Profesori i Universitetit të Prishtinës Bujar Dugolli tha liderët e Kosovës duhet të gjejnë gjuhë të pëbashkët për demarkacion.

“Me Maqedoninë është zgjidhur problemi i demarkacionit, edhe me Malin e Zi do të zgjidhet. Në të ardhmen do të ketë demarkim edhe me Serbinë”, tha Dugolli sonte në emisionin “Monitor” në RTK.

Sipas tij duhet të ketë pajtim në mes të Ramush Haradinaj dhe të Albin Kurtit për demarkacionin me Malin e Zi.
“Nuk do të jetë mirë që të varemi nga Lista Serbe”, tha Dugolli.