Bujar Nishani, të enjten shpallet Qytetar Nderi i Prizrenit

24.04.2017 21:56:49

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani do të shpallet të enjten Qytetar Nderi i Prizrenit.

Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Kujtim Gashi, tha se ky titull Nishanit do t’i ndahet për kontributin që i ka dhënë Kosovës.

“Shpallja e presidentit Bujar Nishani Qytetar Nderi të Prizreni bëhet me motivacionin për mbështetjen që i kanë dhënë dhe po i japin shtetit dhe popullit të Kosovës institucionet e Republikës së Shqipërisë”, tha Gashi.