Bulevardi i ri, shembet objekti me 3 kulla në Tiranë

25.08.2016 12:38:45

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit në Shqipëri ka shembur paraditen e sotme me anë të një shpërthimi të kontrolluar një objekt me 3 kulla në kryeqytet.

Shembja e objektit është bërë për t’i hapur rrugë projektit të bulevardit të ri. Objekti ishte 30 metra i gjatë dhe për rrëzimin e tij u përdorën 10 kg eksploziv.