Bullgaria thërret në raportim ambasadorin serb pasi Daçiqi kritikoi kryeministrin bullgar rreth Kosovës

06.07.2019 19:06:15

Një përplasje e madhe është duke ndodhur mes Bullgarisë dhe Serbisë.

Ministria e Jashtme bullgare ka thënë sot se ambasadori serb është ftuar në një takim raportues në ministri të hënën në lidhje me reagimin e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq ndaj deklaratave të kryeministrit bullgar, Boyko Borissov, rreth Kosovës dhe për të nominuarin për postin e shefit të politikës së jashtme të BE-së.

Daçiq sot e ka kritikuar Borissovin rreth komenteve të tij se i dominuari për postin e Mogherinit në postin e shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Johep Borrell duhet të respektojë qëndrimin e BE-së për Kosovën.

Ai në një intervistë për televizionin publik serb, Daçiq tha se Borisovi duhet të respektojë qëndrimin e BE-së ndaj Kosovës, i cili sipas Daçiqit thotë se Kosova nuk është e pavarur, e jo të tentojë t’i mbajë leksion Borrelit.