Bulliqi demanton Thaçin: As unë dhe asnjë nga familjarët e mi nuk kemi viza (Video)

21.10.2016 18:42:28

Kundërshtari më i madh i versionit aktual të marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi nga radhët e pozitës, Shpejtim Bulliqi, ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit Hashim Thaçi, i cili tash e disa herë ka deklaruar se penguesit e demarkacionit posedojnë viza për vete dhe familjaret e tij. Prandaj, po e kundërshtojnë demarkacionin.

Ai, në një intervistë për emisionin ‘Fakt Plus’ në Tribuna Channel, ka thënë se presidenti duhet të përmbush obligimet e tije kushtetuese dhe të mos dezinformojë opinionin publik kinse kundërshtuesit e demarkacionit posedojnë viza. Deputeti i LDK-së ka thënë se asnjë nga familjarët e tij nuk ka viza.

I gjithë kundërshtimi i tij, sipas Bulliqit, është i ndërlidhur me obligimin moral dhe profesional qe ai ndjen për të mbrojtur integritetin territorial të vendit. Duke shtuar se as nuk ka kurrfarë agjende dhe nuk ka pronë në atë pjesë të kufirit, e cila po kontestohet më të madhe nga opozita.