Bundesliga, fitore mbijetese për Hamburgun

04.12.2016 22:43:50

Hamburgu fitoi derbin e mbijetesës në Bundesligë pasi mundi 2-0 në transfertë një rival direkt si Damstadt. Një sukses shumë i rëndësishëm për ekipin verior që lë vendin e fundit në renditje dhe ngushton njëkohësisht diferencën me rivalët për mbijetesën. Formacioni i Gisdol ishte gjatë gjithë takimit kërkues dhe impenjimi i miqve u shpërblye në të 30-tën kur Gregoritsch arriti të realizonte për miqtë.

Sigurinë e 3 pikëve megjithatë Hamburg e mori vetëm në të 90 kur Ostrolzek dyfishoi shifrat për të tijtë. Augsburg dhe Eintracht ndanë nga një pikë mes tyre në Bavari, me Eintrachtin që u ndal pas 3 fitoreve radhazi. Miqtë shënuan të parët në të 25-tën me Hrtogan,por Augsburg mundi të barazonte në të 34-trën me Ji Dong ëon.

Me këtë pikë Augsburg qëndron në zonë të qetë në renditje ndërsa Eintracht vazhdon të jetë pretendent për zonën europiane.hamburgu