Bundesliga, Schalke frenon Leipzigun

23.04.2017 21:49:22

Leipzig nuk arrin të përfitojë nga frenimi i Bayernit dhe mbetet i dyti, në 8 pikë distancë nga kryesuesit e Bundesligës. Skuadra e Hasenhuttl u ndalua në fushën e Schalkes, me ndeshjen në Gelsenkirchen që përfundoi në barazim 1-1.

Leipzigu zhbllokoi ndeshjen pas vetëm 15 minutave lojë me Ëerner, megjithatë “blutë mbretërorë” nuk u dorëzua për asnjë moment.

Sapo nisi pjesa e dytë e lojës, Schalke barazoi shifrat me Huntelaar dhe mori një pikë me peshë për të evituar përfshirjen në luftën për mbijetesën mes më të mirëve.

Në sfidën tjetër të së dielës, Amir Abrashit vëzhgoi nga stoli sesi Freiburgu i tij mposhti 2-1 Bayer Leverkusen-in. Golat e fitores që mban Freiburgun në zonën e Kupave të Europës u realizuan nga Petersen dhe Stenzel, ndërsa për “aspirinat” nuk shërbeu barazimi i përkohëshëm me 11-metërshin e Volland.