Bunjaku: Nuk patëm fat, por kemi elemente të mira për të ardhmen

09.10.2016 20:45:35

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, ka folur pas humbjes 3-0 ndaj Ukrainës.

Bunjaku ka thënë se Kosovës i mungoi fati, por ata luajtën më mirë se ndaj Kroacisë.

“Nuk patëm fat, por ajo që duhet të marrim nga kjo lojë është angazhimi i madh”.

“Më dhimbsen lojtarët pasi nuk patëm fat. Në pjesën e dytë kemi luajtur një lojë më kompakte, jemi munduar të luajmë më mirë se ndaj Kroacisë”.

14618875_1319301088082846_926237312_o

“A ishte i lodhur ekipi pas Kroacisë? Po, definitivisht po, jemi ekip i ri dhe kjo është një eksperiencë e re”.

“9 gola në dy ndeshje dhe asnjë i shënuar” Kosova sapo ka filluar rrugën e saj, kemi pasur dy lojë me kundërshtar që janë në top 20. Por, ajo që më gëzon së është keni raste për të shënuar. Ne duhet të shënojmë, por kjo na mungon”.

“Mendoj se në këtë takim patëm mbrojte më të organizuar, golat erdhën nga fati dhe eksperienca e tyre dhe nga shkathtësitë individuale”.

“Mendoj se kemi elemente të mira për të ardhmen”, ka thënë Bunjaku.