Burg me 23 vjet, për vrasësin e policit dhe vajzës së tij

08.09.2016 18:11:22

Gjykata Themelore në Ferizaj dënoi Bujar Marevcin për vrasje të dyfishtë dhe armëmbajtje pa leje. Bujar Marevci është dënuar për vrasjen e dyfishtë në Ferizaj të policit Rexhep Marevci dhe Suzana Marevcit. Dy të vrarët ishin mes vete babë e bijë, ndërsa u qëlluan nga Bujari në oborrin e shtëpisë së tyre në tetor të vitit 2014.

Gjykata Themelore në Ferizaj e dënoi Bujar Marevcin me 23 vjet burg për këto dy vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Kur ndodhi kjo vrasje e dyfishtë, Kalxo.com kishte shkruar që shteti dështoi ta mbrojë jetën e pjesëtarit të Policisë dhe vajzës së tij.

Atëherë, djali i policit të vrarë kishte treguar se e kishin lajmëruar kërcënimin nga Bujar Marevci, para se të ndodhte vrasja e dyfishtë.

Policia atëkohë e kishte intervistuar Marevcin, duke e lënë pastaj të lirë dhe ai më vonë e kishte kryer vrasjen i papenguar nga forcat e rendit.

Policia në Ferizaj e kishte pranuar për Kallxo.com se kishte pasur disa raste të lajmërimit të kërcënimeve të Bujar Marevcit nga polici tash i vrarë.