Burri i Vjosa Osmanit ka kredi për shtëpi në Australi

13.09.2019 17:37:22

Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, në formularin e deklarimit të pasurisë njofton se bashkëshorti i saj, ka kredi në Australi për të blerë shtëpi. Vlera e kredisë është mbi 50 mijë euro.

Në formular nuk sqarohet se sa ka kushtuar shtëpia në terësi dhe se kur është marrë kredia. Në të shkrun vetëm kohëzgjatja e kredisë, që është 24 vjet.

Kredia është në emër të bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu dhe është marrë në “Comonweth Bank of Australia CBA”.

Në pronësi të saj, ajo ka deklaruar një banesë në vlerë prej 40 mijë eurosh e cila sipas saj është ende e papërfunduar. Një banesë ajo e ka deklaruar në pronësi të bashkëshortit në vlerë prej 67 mijë eurosh. Osmani ka edhe dy shtëpi, njëra në vlerë prej 190 mijë eurosh dhe tjetra në vlerë prej 125 mijë eurosh, në pronësi të bashkëshortit të saj. Kandidatja e LDK-së për kryeministre në llogarinë e saj ka hiç më pak se 42 mijë euro. Ndërkaq në një llogari tjetër në një bankë tjetër ajo ka 6 mijë euro.

Nëse mblidhen edhe paratë kesh që posedon bashkëshorti i saj, atëherë vlera e përgjithshme e parave të gatshme shkon deri në 120 mijë euro.

   

Osmani ka dy vende pune, si deputete dhe si asistente në Universitetin e Prishtinës. Burri i saj, që nga koha e Skënder Hysenit si Ministër, punon në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ndërkaq motra e saj, tash së fundi është punësuar në Administratën Tatimore të Kosovës.