Bushati: Greqia nuk e bllokon integrimin e Shqipërisë në BE

14.11.2016 16:06:23

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati tha sot në Bruksel se Greqia nuk do ta pengojë dot procesin e hapjes së negociatave me BE-së. Bushati lajmëroi se ishte takuar me ministrin e  Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, me të cilin kishin diskutuar ridimensionimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Bushati sqaroi se është në interes të dy vendeve dhe rruga e vetme për to, zgjidhja e problemeve të së shkuarës si dhe të atyre aktuale.

“Patëm mundësi të takohemi me përfaqsues të vendve eanëtare të BE-së, të rajonit me të cilat na lidhin disa çështje në disa procese, siç janë Bullgaria, Greqia, Rumani, Kroacia apo me vende të tjera si Mbretëria e Bashkuar me të cilët jemi në një front për çështjet kundër tertrorizmit. Kemi pasur mundësi të diskutojmë edhe për çështje të karakterit dypalësh. Me zotin Kotzias kam diskuar edhe më gjatë për zhvillimet e përiudhës së fundit dhe kemi rakorduar për nevojën për ta rienergjizuar procesin e dialogut pëmes një  mekanizmi dialogu që kemi ngritur për të ecur përpara me çështjet dhe për t’iu dhënë atyre zgjidhje, – theksoi Bushati. – Kemi shtruar për zgjidhje çështje të së shkuarës por edhe të tjera që kanë interes të prekshëm për qytetarët në dy vendet tona. Pra nuk do të përqëndrojmë të gjitha energjitë vetëm për çështje që kemi mbartur nga e kaluara”.

Bushati mendon se Greqia nuk do të bllokojë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE: “Nuk besoj që është në interesin e Greqisë apo të Shqipërisë që të ketë një ngërç në procesin e integrimit evropian. Gjithmonë kam besuar se duke i shtruar problemet për zgjidhje dhe duke i thënë gjërat troq ashtu siç janë, do ta përmirësojmë marrëdhënien shqiptaro-greke. Unë besoj se Greqia do ta mbështesë Shqipërinë, sepse është edhe në interesin strategjik edhe të Greqisë për ta mbështetur integrimin evropioan të Shqipërisë”, shtoi shefi i diplomacisë shqiptare.