Bushati: Reforma në drejtësi pastron drejtësinë dhe politikën

10.03.2017 16:13:57

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, njëherësh dhe koordinator i Partisë Socoaliste për Shkodrën, është takuar me të rinj që votojnë për herë të parë në Vaun e Dejës.

Bushati i ka nxitur të rinjtë të aktivizohen më shumë në jetën politike dhe publike të vendit për të çuar para sfidat e mëdha të së ardhmes.

“Historitë e këtyre të rinjve flasin qartë për modelet në jetë e në politikë dhe jetën publike, si rasti i Kristjanit që nga kryetar i FRSESH-it, sot është kryetar i Partise Socialiste në Vaun e Dejës, por edhe si i ri e si model. Dëshiroj të nxis votuesit për herë të parë për nevojën për një aktivizim më të madh në jetën politike dhe publike të vendit. Ne kemi nevojë për të rinj të arsimuar dhe të edukuar, sepse sa më shumë të edukohet brezi i ri, aq më e mirë bëhet shoqëria, ku djali dhe vajza kanë një rol të pazëvendësushëm dhe të barabartë në shoqëri”.

Bushati më pas vënë theksin se zbatimi i reformës në drejtësi, që sipas tij do të pastrojë drejtësinë në vend.

“Shqipëria ka përpara sfida te mëdha, siç është reforma në drejtësi, e cila është thelbësore për pastrimin e drejtësisë dhe jetës politike dhe publike në vend. Vendi dhe shoqëria ka nevoje për vlera dhe modele që përfaqësojnë denjësisht vlerat tona si komb”, – shtoi ai.