Business Insider: Majlinda Kelmendi do ta fitojë medaljen e artë në Rio

03.08.2016 21:33:40
Në mesin e tyre është edhe xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, e cila parashikohet se do të fitojë medaljen e arit në kategorinë 52 kilogramë.

Ne jemi vetëm disa ditë larg nga fillimi i Olimpiadës Verore në Rio 2016, ku 306 medalje ari do të jepen për atletët që konkurrojnë në më shumë se 40 ngjarje.

Duke përdorur shanset e ofruara nga të dy bastoret sportive, Bovada dhe SkyBet, së bashku me mendimet e ekspertëve, Business Insider ka përpiluar një listë të sportistëve që pritet të marrin medalje ari, transmeton Telegrafi.

Në mesin e tyre është edhe xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, e cila parashikohet se do të fitojë medaljen e arit në kategorinë 52 kilogramë.

Ndërkaq fitues të medaljes së argjendtë në këtë kategori të xhudos, do të jetë Erika Miranda e Brazilit, ndërsa të bronztën do ta fitojnë japonezja, Misato Nakamura ose kinezja, Yingnan Ma.

Xhudistja tjetër Nora Gjakova, ky portal nuk e parasheh fituese të ndonjë medalje në Lojërat Olimpike, të cilat do të fillojnë më 5 gusht.

Vlen të theksohet se Kosova do të paraqitet për herë të parë në lojërat olimpike, ku shtetin tonë do ta përfaqësojnë tetë sportistë.

Lista e xhudistëve që do të fitojnë medaljen e artë sipas kategorisë.

48kg: Urantsetseg Munkhbat (Mongolia), 3/1

52kg: Majlinda Kelmendi (Kosovo), 5/2

63kg: Tina Trstenjak (Slovakia), 11/8

70kg: Kim Polling (Netherlands), 11/4

73kg: Dorjsurengiin Sumiya (Mongolia), 8/11

78kg: Kayla Harrison (USA), 6/4

78+ kg: Yu Song (China), 7/4