Buxheti bëhet për shtetin e jo për partitë politike dhe për qëllimet e tyre zgjedhore

23.11.2016 20:01:53

Nga Rexhep Kastrati

Si kurrë më parë projektbuxheti për vitin 2017 ka ngjallur reagime të forta, sikurse çdo çështje tjetër kapitale për Kosovën. Dhe nuk ishte vetëm opozita dhe disa injoranët që veten e quajnë analistë që bënin zhurmë kundërshtuese, por ishte edhe vetë partneri kryesor i koalicionit qeverisës – PDK që bënte zhurmë, madje më shumë se opozita. Në fakt, sjellja e PDK-së në raport me këtë projektbuxhet i kalonte kufijtë e një debati që mund të kosnderohej normal dhe në kuadër të përmirësimit të asaj që mund të përmirësohet, dhe kishte elemente të qarta të kundërshtimit të plotë. Që nga Isni Kilaj që e pat kënaq Malishevën sa ishte kryetar, e tash në cilësinë e zëvendësministrit të Ministrisë së Financave, e deri te vëllai i Ramë Bujës, Shukriu, ishin shprehur hapur kundër këtij projektbuxheti. Arsyet që i dhanë, në fakt nuk kanë të bëjnë fare me këtë projektbuxhet, por më shumë kanë të bëjnë me molelin qeverisës që zbatonte PDK, gjatë dy mandateve qeverisëse. Trajtimi i ligjit të buxhetit nga ana e Hashim Thaçit kur ishte kryeministër, ishte trajtim i një plaçke, i një kulete të babës Haxhi, i cili e përdorte edhe për ministri që kryesisht i drejtonte PDK, për komuna që drejtoheshin kryesisht nga PDK, si dhe për të bërë rritje elektorale të rrogave pavarësisht nga vërejtjet e FMN-së dhe pavarësisht nga mundësitë reale buxhetore, për të bërë shpenzime enorme administrative dhe për mjete transporti, për telefonata etj. Për këtë, hashim Thaçi merrte borxhe me vend e pavend, madje edhe për çështje rrogash dhe për shpenzime të panevojshme. Së këndejmi, vendi u zhxt në borxhe, të cilat i ka trashëguar kjo Qeveri. Kurse projektbuxheti për vitin 2017 pikërisht shlyen borxhet e Hashim Thaçit, vazhdon me intensitet të shtuar rregullimin e infrastrukturës rrugore që është ende në nivelin e papërshtatshëm dhe nuk i përgjigjet nevojave të vendit për të realizuar investime kapitale dhe zhvillim të mirëfilltë. Në anën tjetër, me këtë projektbuxhet do të vazhdojë zvogëlimi i shpenzimeve për telefonata, për automjete dhe të shpenzimeve të ngjashme, si dhe do të kosnolidojë më tej edhe shpërndarjen e drejtë të buxhetit për ministri, për agjensi të pavarura buxhetore, për komuna  etj. Për dallim nga buxhetet e Hashim Thaçit, një pjesë e madhe buxhetit (diku rreth 40%) shkon në investime kapitale e jo në rritje elektorale të rrogave, me të cilast blente votat. Me këtë projektbuxhet, bëhet edhe trajtimi i ligjit të buxhetit  si një ligj, e jo si një shtojcë, si një mundësi, si një kuletë e babës të cilin mund ta ndryshosh si të duash, ta shpërndash si të duash dhe në prag zgjedhjesh të shtrosh dreka e darka për arsimtarë dhe për kategori të tjera. Sukses i kësaj Qeverie është se ka arritur që ta rrisë buxhetin 2 miliardë e një milionë euro, në kushtet e një reforme fiskale, e cila do të vazhdojë, në kushtet e fillimit të zbatimit të MSA-së dhe të shumë zvogëlimit të mundësive të të hyrave buxhetore. Dhe ndodh kjo rritje për shkak të mirëmenaxhimit të buxhetit, të rritjes së luftimit të evazionit fiskal dhe të krimit ekonomik. Tjetër sukses i kësaj Qeverie në këtë aspekt është edhe shlyerja e borxheve të marra pa kurrëfarë kontrolli dhe pakurrëfarë planifikimi të mirëfilltë buxhetor. Prandaj, si i tillë, nuk mund të vihet në dyshim, të cenohet apo të kundërshtohet, sepse nuk po bëhet fjalë thjesht për një ligj që vë në sprovë koalicionin qeverisës, por edhe për shkak se Kosova privohet nga të gjitha ato aspekte që i përmenda më lartë, pot edhe të tjera që nuk i përmenda, por që mëton të arrihen me këtë projektligj.