Buzhala: Thaçi bën kalkulime, nuk reagon kundër Turqisë

27.07.2016 17:44:51

Drejtori i Gazetës Express, Berat Buzhala, e ka përshëndetur reagimin e shefit të diplomacisë kosovare, Enver Hoxhajt, ndërsa tha se krerët e tjerë institucionalë kanë heshtur ndaj kërkesës së Ambasadës së Turqisë për arrestimin e tij.

Duke folur për Info Box të RTV Dukagjini, Buzhala ka thënë se letra nga Ambasada turke i ka shkuar edhe kryeministrit dhe presidentit. Por nga ky i fundit thotë se nuk pret reagim, pasi, sipas Buzhalës, Thaçi do të taktizojë deri në fund në këtë rast.

“Presidenti nuk pres të reagojë, sepse kalkulon me të gjitha metodat e mundshme. Ai kalkulon pa asnjë arsye. Është një njeri që qëndron duke kalkuluar. I komplikon punët asi soji që mandej thotë, ndoshta del ndonjë interes. Vetëm nëse i thotë Ambasada Amerikane ai do të reagonte”, ka thënë Buzhala.