BUZUKU, GJER MË SOT PARË MË GURË KILOMETRIK GJUHËS SHQIPE

18.02.2018 17:13:39

Nga: Qemal Guri

Ka kohë që bluaj nëpër tru Tezën e Selman Rizës mbi taksativitetin e vetpykvendosjes së Mesharit si vepra kategorikisht më e parëe të shkruarit shqip dhe Buzuku, si mendja më e parë e lavrimit dhe normativizimit të saj. Sipas njëfarë arsyeshoshitjeje, që studiuesi e përdor me kompetencë, kur merret me arsyetueshmërinë e “litteram latinam” dhe “vernacula lingua”, e para e cituar nga Brochardi dhe e dyta nga Barleti, për të vertetuar se M.Domi dhe Dh. S.Shuteriqi nuk na e kanë përkthyer siç duhet, del se, duke e përdorur ne në dobi të konstatimit të shkimjes së vijimarsytueshmërisë kompetente, që autori përdor që nga faqja 10 deri në 13, me synimin për të përmbysur “tezën prkt.hipotezën të Dhimitër Shuteriqit pastaj të Mahir Domit mbi botimet shqip parbuzukjan”; vërejmë dhe evidentojmë se studiuesi i “Pesë autorët më të vjetër të gjuhës shqipe”, në lidje me “Tezën dhe Hipotezën”,(nuk ka rëndësi), duket se është ngutur, për të mos u shpejtuar që të konkludojmë se ka gabuar.
Këtu nuk është qeshtja për të atakuar autorët e “Historisë së Letërsisë Shqipe” të botuar nga Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë shqiptare, në vitin 1959, të cilin, tashmë e kam theksimishtparatrajtuar në punimet e paradovjetshëm, por vetëm thalbi i problemit, evaziviteti i të cilit është i pafalshëm, edhe pse mbështetet tek kolos si Norbert Jokli, G. Pettrota. etj., të cilët duket se pohojnë me kategoritet se vepra e Buzukut, është njëra nga veprat më të hershme të shkrimit shqip, përtej të cilës ende nuk është arritur të zbulohet një tjetër , por që nuk don të thotë aspak, mendoj, se nuk mund të ketë fatësi të zbulohet në të ardhmen, ajo që ende nuk është zbuluar deri më sot.
Ç’më shtyë ta zhdivilloj çeshtjen parabuzukjane kështu?
Thuhet dhe mbahet se vepra “Epi i Gilgameshit”, është kijimi më i vjetër letrar. Kjo, nuk mund të dihej me siguri nëqoftëse në shek. XVnuk do të ishin bërë të njohura përpara botës mbishkrime kunejforme, që e dëshmonin këtë gjë e cila do të thellohej edhe më në vitet në vazhdim; 1674, 1788, 1850, 1888-1900, 1911etj… Por kjo, serisht, don të thotë se kjo vepër, është deri më sot E Para sepse ndështa, nesë, arkeologët e studiuesit mund të zbulojnë, në mos të plota, të paktën të pjesëshme ose “fosile” të veprave mëtë vjetra se Epi i Gilgameshit.
Në këtë kontekst mund të mendohet dhe flitet edhe për veprën e Buzukut.
Përse mund të pohohet kështu? Kjo ngjet, jo thjeshtë për të nxjerrë në pah “fjalë nga leksiku i shqipes para Buzukut”, të Shuteriqit e “Burime dhe materiale të shqipes së shekullit të xv” të M. Domit, të dyja të botuara në “studime filologjike”, as për të vënë në pah ato që Riza nuk i merr për shrime të mirëfillta, por “vetëm disa fjalë e fjali të një gjuhe të folur (që), figurojnë rastësisht brenda një teksti aloglot”, të cilat “nuk janë dokumente të shkruarjes së shqipes në vetvete dhe për vetvete”, duke përdorur kështu një shkrehje filozofike që më tepër ka të bëjë me qenien se sa ti shkojë për shtat gjuhësisë dhe letërsisë, që këtu, nuk duket tjetër veçse një mballomë arnuese, e cila mund të duket normale vetëm në xhinset e të rinjëve modern, të cilat po aq moderne mund të duken edhe pa të tilla mballomëarnime; pra, të shqyera. Kështu as mund të modernizohet mendimi dhe vlera shkencore e tij, dhe as të imponohet këndvështrimi hulumtueso-studiues i shkencëtarëve serioz e produkngjizës.

Problemi më themelor për të mos pranuar ekzistencën e të shkruarit shqip, biles edhe deri në periudhën kohore të Kristoforidhit, është pohimi i tij, (që e citon edhe Riza), se Shqipëria paska njerëz të ditur, të shkolluar edhe jashtë, por që, edhe pse duan, nuk dijnë të shkruajnë shqip “sepse nuk e dinë mirë shqipen, sepse ende nuk e kanë një leksikojë të shtypur”. E kush do ta bënte dhe t’ia shtypte këtë leksikojë shqiptarëve? (përveç Kristoforidhit?i cili do të ishte i pari shkronjëtor i gjuhës shqipe?.(!).
Edhe e ashtuquajtura “Protestë e Budit”, që studiuesi Riza e nxjerrë nga “Pasqyra e Rrëfimit”, faqe 5-6 të Pasthënjës, evidenton mungesën e materialeve kishtare në gjuhën shqipe, të cilat ishin bërë të domosdoshme dhe i duheshin për përdorim të efektshëm përditësor, të krishterëve të atyre kohëve, që gëlonin nëpër kishat e kohës mesjetare që nuk ishin të pakta në Shqipërinë e mesjetës, sepse ishte bërë ose shihej si imediate, që gjithçkapredikimet katolike të jepeshin e servireshin në gjuhën shqipe, për ti bërë veprimtaritë klerikale më efikase dhe të prekshme.
Këtu, nuk ka aspak rëndësi në e njhte apo jo Budi Buzukun. Rëndësi kishte, se edhe po të njihej, vepra e buzukut, nuk mund ti përmbushte përgjithësisht dhe totalisht, këto nevoja mbarëterritoriale, për të cilat bëhet fjalë. Aq më tepër, kur mundësia e mosnjohjes është e njëqindpërqindëshme, sepse edhe vetë Kjo vepër buzukjane, nuk na dëshmon deri më sot që ajo të jetë njohur më përpara se viti 1740, pasthanien e së cilës, tok me fragmentin e vënies së kurorës e botoi Gjon Kazazi më 1743, fragmente që i gjejmë vetëm më 1853 në faqet 82-89 të “Memorie storiche di talune costumanze appartenenti alle colonie Greco-Albanesi di Sicilia”, të Emz. D. Zef.Krispi, ekstrakte këto, që vetëm me riprodhimin e Justin Rrotës më 1932, të tekstit të Buzukut, fillojnë të bëhen të njohura për opinionin tonë shqiptar dhe, gjithësesi, të studiueshme.
Kopjet e pakta të kësaj vepre, ose edhe mbase e vetmja, të cilat ose e cila nuk dësmon deri më sot se gjendet një një kopje e dorëshkruar prej origjinalit, për nevoja përdorimi, dëshmon saktë se vepra e Buzukut nuk mund t’i përmbushte sapak kënaqëshmë mungesat imediate, për të cilat Budi kishte ndërmarrë obligimin e tij. Ne këtu, arrijmë në një konkluzion; nëqoftëse me të vërtetë nuk gjejmë asnjë përqasje ndërmjet Budit dhe Buzukut, dhe këtë e sajojmë vetëm për hirë të grafikës së të shkruarit , siç na pahon Riza, e cila paska vetëm 12 ndryshime të cilat i karakterizon si “një pozitive drejt pakësimit të grafive sllave në të mirë të grafive latino-italiane e pë rasojë drejtë homogjenitetit grafik, ku kjo mungesë njohjeje e supozuar, do të na çonte në konkluzionin se i pari i letrave shqipe qënkej Budi. Kjo do të përforcohej edhe më tepër, po të mos njihnim preokupimin e Buzukut për të sjellë diçka në shqip, që gjithësi, me fjalë të tjera, është edhe preokupimi i Budit, dhe biles edhe i të tjerëve korifej të letrave të hershme të deritashme shqipe. Këtë e dëshmon vetë dëshmimi i Busit
.Ja çfarë shkruan Budi për ata bashkëshqiptar, të cilët shkolloheshin jashtë Shqipërisë;”…e aqë më tepërë do letërorë e të mëdhenj dies, qi letërënë e të pakë frujt me ta kallëzonjënë; e (se) ndë dashninë ashtu gjakafshë me bam o me kallzuom, (e) ata herë cë keqe cë tynet s’e banjënë ndonë mbë gjuhut të vet, ka dinë se ashtë ma tepërë zyra e nevoja, po mbë tjera gjuhu, ke ndonjë nevojë s’ashtë…”
Po të shihet me kujdes, kjo shprehje që i shkon mjaft përafrash edhe pohimit buzukjan;”gluha jonë nuk kish gja të endigloum e së shkroumit shejt”, apo edhe shtesa mbi “bdjerrjen e vetë gluhës shqipe”, do të bindesh se përsa i përket letrave shqipe edhe pse ende nuk hasim në dokumenta më të vjetra se të deritashëm, prapë nuk pohohet nga asnjëri nga të mëdhenjtë apo nga më të parët që ne njohim, se nuk kishte letra të shkruara para tyre nga shqiptarët, por se ata thonë në forma të ndryshme, se letrat shqipe, ose gjendeshin në gjuhë të huaj siç janë edhe ato të Barletit e të tjerëve, ose nuk janë të vlefshme për përdorim kishtarë, gjë që ishte tashmë mjaft e nevojshme.
Kjo është të ngatërrosh një fushë të mosekzistuar drejtë përgjithësimit të saj, gjë që do të përbënte një mëkat të madh në shkencë dhe kërkimet e saj.
Një vend të veçantë në shkencë zënë edhe hulumtimet. Por ka edhe nga ato hulumtime, që edhe pse të çojnë shumë largë për atje ku ke synuar, vjen një çast kur vetë vdekja hyn në mes për ti prerë udhën zbulimit. Ky nuk është një shans i dëshirueshëm, por ja, që edhe kështu ndodhë. A s’ka ndodhur kësht me studiuesin e arbëreshëve të Siçilisë, Nila Borxhan? Sipas dëshmisë së Xh. Gosturanit, në një takim në Romë, studiuesi arbëresh i paska pohuar profesor Çabeit, se ai, nga hulumtimet e bëra në Vatikan, kishte zbuluar një dokument të vjetër të shqipes, më të vjetër se ai që njihet gjer më sot”. Mirpo, vdekja kishte mbrritur më shpejt tek Nilo Borxha. Ajo nuk i kishte lënë as kohë dhe as shans ta realizonte aspiratën e marrjes së dokumentit që i kishte ngrënë kohë të çmuar dhe po veniste edhe jetën, pa e parë në duart e tij. Por, fundja, ky është njëri nga fatet e shumta që i pret edhe vetë gjurmuesit shkencor.
Ky dëshmim tregon se fati i të shruarit shqip nuk është as aq i errët dhe as aq i paperspektivë. Ai nuk është aq shterp sa për të patur përgjithmonshmërishtMesharin e Buzukut si vepra më e vjetë e më të parë e të shkruarit shqip, të cilën në faqen 23 të librit të tij, Riza e taksativizon duke ironizuar të gjithë studiuesit e tjerë, duke pahuar pretendimin e “studiuesve serioz” të “botimeve shqip parbuzukjan”, ose si një lojë e pakurërelizueshme fëmijësh, ose si një lajthitje me të cilën nuk ia vlenë të merresh, sepse sipas kuptimshmërisë së tij, ajo është një çeshtje e mbyllur si bukë pa bereqet.
Mirpo këtu, ne munt të shtrojmë pyetje, A ka patur grametika të vjetra shqipe, apo pohimety e kahermbrritura janë pasaktësi? Nëqoftëse nuk ka pohime, do të thotë se deri më atë çast nuk dihet asgjë, as për objektet, dhe as për fatet e tyre. Dhe është e kuptueshme se kur nuk ke dijeni se ekziston një objekt, nuk ke si të dish mbi fatin e tij.
Von Vidis, studiues hungarez, një studiues që nuk është sllav i afërt që të paraqesë xhelozira dhe urrejtje nacionale ndaj shqiptarëve, që ka vetëm parimet humane të një shkencëtari, që në vitin 1782 na bën me dije se Budi kishte pasë botuar mbase qysh në 1622 një gramatikë të shqipes, të cilën më 1870 na e dëshmon edhe Miklosiç, dhe për të cilën, ne edhe sot e kësaj dite, nuk mundemi me ditë asgjë, pasi ajo nuk na ka mbërritur. Është mjaft e qartë se kjo mosmbërritje është dhunti më tepër e sidorasëve koplik që zhduken edhe vetë Gjeçovin në rrjedhat e Drinit, edhe pse vetë Budi nuk e pati këtë fat tragjik; nuk është pak tragjik fati ti zhdukësh veprën tjetrit dhe sidomos kur ajo është ose përbën pronësi e krenari kombëtare.
Po gramatika e Bogdanit? Pjetër Bogdani na dëshmon se rreth vitit 1694, duke tentuar ti shpëtonte ndjekjes së turqëve, i treti si”kripa nd’ujët” gramatika e shqipes që kishte bërë gjyshi i tij, Andre Bogdani. Rastësi?(!). Gjithnjë dhe gjithkund, rastësi vetëm për shqiptarër, që gjenden të rrethuar nga urrejtjet dhe shfrenimet nacionale?(!).
Përshpejtësikonkludimin na e bën copë e thërrime, fakti i bartjezhdukjes së bibliotekës franceskane në Shkodër, të krijuar me djersë, obligim dhe dashuri nga At Gjergj Fishta i madh, një bibliotek,ndoshta, më e madhja dhe më e kompletuara për albanologji në mbarë europë, që s’dihej se përse transportohej për në Serbinë jugosllave që nga porti i Shëngjinit, me anije transporti druri, se të atilla i kishte Shqipëria atëhere?! Dy libra nga ky fond, të shpëtuar nga atdhetarizmi shqiptar i asaj kohe, përfunduan në duart e Marka Gjetës(Malotës), për ti ruajtur si sytë e ballit për një gjysëm shekulli me rradhë nga masakra çshqiptarizuese, që kishte të njëjtën sidorë, e cila ishte shfaqur edhe në zhdukjen e Gamatikave që sipërcituam apo edhe të vetë Gjeçovit, sizhdukje materialesh apo jetësh të cilën Seman Riza nuk e beson;” Po kur paska ekzistuar rreziku serioz i zdukjes materiale të të gjithë ekzemplarëve të një vepre?”, pyet ai.
Sipas kësaj “arsyeje”, as gramatikat nuk kanë ekzistuar dhe as Gjeçovi, Dhaskal Todri, Petro Nini Luarasi…nuk kanë ekzistuar, sepse në Shqipëri, nuk ka ekzistuar kurrë shansi i zhukjes dhe sipas një Rizlogjikfoshnjorite, asgjë s’na kanë zhukur, askënd s’a kanë vrarë, kështu që as Gramatikat dhe as të sipërcituarit nuk kanë ekzistuar ndonjëherë dhe vetëm janë fakte dhe ekzistenca të shpikura.
Si përfundim;
a) Libri i Buzukut nuk mund të jetë i pari Gurë Kilometrik i gjuhës shqipe.
b) Pohimi i profesor Borxhas profesor Çabeit, e bën relativ argumentin e kësaj Parësie.
c) Fakti që fjala dhe fraza e Mesharit është shumë më e përpunuar se strukturat e saj në Eposin e Kreshnikëve, pra gjuha e Buzukut është rrokjore dhe ajo e Eposit morfemore,(megjithëse po të merret me përgjegjësi studimi gjuhësor i mesharit, na del një përqindje e madhe dominuese e fjalëve morfemore), dëshmon që lëvrimi i gjuhës në këtë vepër të shek. xvi, nuk është vetëm peshë e një pune individuale, siç pandeh dhe prezanton Riza, por një punë vazhdimësie shekujsh.

Fotografia e Qemal Guri
ç) Tërheqja e vemendjes së çfardo studiuesi apo pelegrini të huaj, ndaj Shqipërisë dhe shqipes, nuk munt të ketë shanse të ketë ndodhur sepse shqiptarët kanë qënë përdorues të përkryer të latinishtes, por sepse krahas kësaj latinishteje sunduese, që kishte asimiluar edhe vetë gjuhën e rumunëve, në Shqipëri nuk mund të ishte aq efiçente, sepse këtu ekzistonte një gjuhë , që në gojën e popullit duke mbetur gjithnjë morfemore, ishte edhe lehtësisht e komunikueshme(folshme), dhe, për rrjedhojë, edhe e imponueshme për fjalën e shkurtër, kurse në pendat e lavruesve dhe krijuesve, ajo ishte e përpunuar dhe e zbukuruar stilistikisht, ashtu siç e gjejmë në tëra veprat e shkimtarëve shqiptarë, duke filluar qysh tek gjermëtashepara Meshari.
d) Është karakteristike për korifejt krijues dhe lavrues të shqipes, se edhe pse kanë punuar të veçuar, kanë arritur të prodhojnë alfabete që dëshmojnë jo vetëm autoktonitetin e grafisë, në përgjithësi, por pothuaj edhe njëjtësinë e shumicës së shkronjave dominuese, duke mos harruar edhe dëshirën e ndonjë ndryshimi sado të vogël, që vërehet gjithnjë ose nga paraardhësit, ose nga bashkëkohësit. Karakteristike është mbizotërimi i shkronjave latinë, që u evidentua edhe në Kongresin e Manastirit, që është një dukuri, mesa duket autoktone qysh në thellësi të shekujve, për të cilët na flet Niko Stylo, në “Historia e Shenjtorëve Avranit”, ku evidentohet se alfabeti avranit i pallazgëve të vjetër i zbuluar në mbështjelljen e Mumjes së Zagrebit, është thuajse ai Latin dhe Shqiptar, gjë që dëshmon se zgjedhja më tepër se logjike, ishte intuitive dhe e prirur jo krejt spontanisht se sa nga shanset gjenetike, nga autoktonia.
e) Historia e gjeologjisë dëshmon se kur gjenden fosile, bëhet mjaft e qartë se ato janë ekzistencë ashtore e një mishëzimi tashmë mijëra e miliona vjetëve të mëparshëm të zhdukura dhe, në këtë kontekst, s’ka si të ndodh ndryshe edhe me gjuhën, , nëqoftëse na lejohet ti quajmë fosile gjuhësore; Formulën e Pagëzimit, Fjalorthin e Harfit, Perikopean e Ungjillit, e mjaft të tjera, të cilat duhet të jenë thërmiat e një letërsie që ende qëndron e fshehurdhe s’dihet se ku dhe kur mund të startojë shansi i zbulimit të saj, për të plotësuar kështu konturimin e plot të saj, fshehtësi, që nuk janë përjetësisht të pazbulueshme, e që, më në fund do të vërtetojnë se me të vërtetë, Meshari i Gjon Buzukut, është njëri nga këto brilante, por jo i vetmi dhe më i pari dhe kjo, as për xhelozinë krenarinë individuale të ndonjërit, por vetëm pë sedrën dhe krenarinë e të gjithë shqiptarëve.