Bylbyl Sokoli mund të jetë trajner i ri i Ferizajit

04.08.2016 19:26:04

Klubi i Ferizajit shumë shpejtë pritet të bëhet me biznesmenë të rinj. Të shumëpërfolurit javëve të fundit, Kompania HIB Petrol dhe Eskavatori, pritet të marrin klubit në ditët në vijim.

Gazeta Olle në burime të saj mëson se ndryshimet do të bëhen krahas kryesisë edhe në shtabin teknik.

Në klub pritet shkarkimi i kryetarit Ekrem Mustafa, derisa Bylbyl Sokoli mund të rikthehet në postim e trajnerit, bashkë me ndihmësit e tij, Arsim Abazi dhe Xhelal Koxha, kurse Jeton Bislimi, trajner i portierëve.Të dy pronarët e bizneseve në fjalë ishin të pranishëm në miqësoren Ferizaj – Prishtina, që u mbyll 1:1. Deri më tani, nuk ka asgjë zyrtare, dhe Agron Selmani, i cili e riktheu Ferizajin në Superligë, po vazhdon punën me skuadrën.