Çadra-pistoletë/‘Mjeshtri’ i armëve artizanale habit me fantazinë

10.06.2019 16:12:11

62-vjeçar është vënë në pranga pasi prodhonte dhe mbante në publik armë zjarri të ndërtuara në mënyrë artizane. Karabinierët e Siracusa, Itali kanë arrestuar Concetto Galifi pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij që dyshohej i vjedhur, gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri plotësisht në gjendje pune… të ndërtuar brenda një çadre.

Edhe në banesën e 62-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi pjesë armësh zjarri, municione dhe objekte të tjera të ndërtuara në mënyrë artizanale.