Cakaj: Kosova e Shqipëria s’e kanë në agjendë zyrtare bashkimin, thellimi i bashkëpunimit i domosdoshëm

30.05.2019 11:13:11

Ministri në detyrë për punë të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka komentuar deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, referuar bashkimit kombëtar.

Cakaj ka thënë se perspektiva e bashkimit të Kosovës e Shqipërisë nuk është në agjendën zyrtare të asnjërës prej të dyja vendeve.

”Deklarata e Presidentit të Kosovës është një çështje që nuk është në agjendën zyrtare të asnjërit prej vendeve”.

”Jemi në përpjekje e sipër për të intensifikuar bashkëpunimin me Kosovën por edhe me vendet tjera në rajon”.

Gent Cakaj theksoi që këtë bashkëpunim e kërkon edhe procesi i Berlinit.

”Parimi i bashkëpunimit rajonal është në agjendën e Shqipërisë sepse kështu e kërkon edhe procesi i Berlinit”.

”Deri tani ambicia ynë për bashkëpunim nuk ka qenë e drejtuar vetëm me Kosovën por edhe me shqiptarët në rajon dhe për më gjerë se kaq me shtetet rajonale në përgjithësi”.