Calciopoli, merret vendimi për titullin e sezonit 2005-2006

07.05.2019 13:59:43

Juventusi ka humbur një tjetër betejë për të rifituar titullin kampion të vitit 2005-2006, i cili pas procesit të Calciopolit, iu hoq bardhezinjve, për të kaluar në “palmaresin” e Interit.

Kështu Komisioni i Garancive Sportive në Coni, i drejtuar nga Franco Frattini, e cilësoi kërkesën e bardhezinjve për të rimarrë titullin e vitit 2005-2006, si të papranueshme.

Gjithashtu, në vendimin e tij, ky komision kërkoi që klubi bardhezi të paguajë shpenzimet në favor të Conit, por edhe të palëve të tjera, të përfshira në këtë proces.