Capello: “Në Itali nuk ka garë për titull”

20.12.2016 18:43:50

Fabio Capello thotë se diferenca që ka Juventus me konkurrentët e tjerë është tepër e madhe dhe jo e mirë për kampionatin. Bardhezinjtë shkuan shtatë pikë avantazh në krye të Seria A pas fitores me Roma-n të shtunën në mbrëmje, duke i bërë sërish favoritë për të fituar Scudetton e gjashtë radhazi. “Ashtu si ç’u parashikua, nuk ka konkurrencë,” shprehet Capello për Premium Sport.

“Juventus e filloi jo mirë kampionatin por si çdo vit ata kanë rikuperuar shumë shpejtë.”“Gonzalo Higuain duhet të adaptohej, të tjerët duhet të adaptoheshin në një mentalitet, në një mënyrë pune ku duhet të japësh gjithçka dhe të marrësh gjithçka. Nëse fitojnë, ashtu si ç’mendoj unë, do të thotë se konkurrenca është e dobët, diferenca duket shumë e madhe. Duhet të shpresojmë që diferenca të ngushtohet në një kohë të shkurtër, gjashtë vite radhazi janë shumë. Ka mungesë të lojtarët të klasit të lartë, ndërsa Juve i ka lojtarët, organizimin dhe mentalitetin.”